Foto ilustruese

Pas festimeve të Pashkëve ortodokse, qytetarët kthehen në Greqi! Fluks në pikën kufitare të Kapshticës

18 Prill 2023, 09:06| Përditesimi: 18 Prill 2023, 09:15

  • Share

Pas festimeve të Pashkëve ortodokse, në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës gjatë 24 orëve të fundit ka dalë një numër i madh i shtetasve shqiptarë. Sipas të dhënave të fundit nga policia kufitare rezulton se kanë dalë 6398 shtetas ndërsa 4244 kanë hyrë drejt vendit tonë.

Gjatë ditës së djeshme u krijua radhë automjetesh në këtë pikë pasi pala greke ka punuar me sportele të reduktuara. Pritet që edhe sot të ketë fluks mjetesh në drejtim të Greqisë.

Në vendin tonë për festën e Pashkës nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës hynë gjithsej 19000 qytetarë. Për datën 17 prill në Kapshticë kanë hyrë 4244 shtetas dhe kanë dalë 6398. Në Qafë Thanë, kanë hyrë 2617 dhe kanë dalë 2266 shtetas.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?