Pas festave në urgjencë! Gripi prek masivisht qytetarët, në Korçë dhe Pogradec 100 vizita në 24 orë! 70 në pediatri

5 Janar, 17:03| Përditesimi: 5 Janar, 17:09

  • Share

Gjatë 24 orëve të fundit pranë urgjencës spitalore në Pogradec janë paraqitur 100 qytetarë, shumica e tyre me simptoma të gripit. Shefi i Urgjencës, Genci Zyferi tha se nuk ka raste me Covid-19, por virusi i gripit jep temperaturë të lartë, në disa raste temperaturë agresive.

Ndërsa në pediatrinë e Pogradecit paraqiten 70 fëmijë në ditë. Shefi i Pediatrisë Bexhet Liçkollari tha se shumica janë vizita ambulatore, ndërsa 25 fëmijë janë të shtruar në spital për shkak të komplikacioneve nga gripi.

Raste të larta të vizitave janë raportuar dhe në pediatrinë e Korçës. Virusi i gripit thanë mjekët zgjat 6 ditë dhe shoqërohet me temperaturë të lartë.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?