Ushtarakët e trajnuar në Turqi

Pas dronëve Bayraktar, ushtarakët shqiptarë përfundojnë trajnimin në Turqi për Mjetet Fluturuese pa pilot

16 Mars, 14:47| Përditesimi: 16 Mars, 14:51

  • Share

Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të kenë tashmë në kontingjentin e tyre edhe detashmentin e certifikuar të Mjeteve Fluturuese pa pilotë.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi bëri të ditur se oficerët, nënoficerët dhe ushtarët përfunduan trajnimin 4 mujor në Keshan të Turqisë.

Pas pajisjes me dronët Bayraktar, Shqipëria do të ketë edhe ushtarak për Mjetet Fluturuese pa pilotë duke rritur ndjeshëm aftësitë dhe kapacitetet operacional të Forcës Ajrore dhe Forcave të Armatosura.

‘Pas dronëve Bayraktar, Forcat e Armatosura kanë tashmë edhe detashmentin e tyre të certifikuar të Mjeteve Fluturuese pa pilotë.

Oficerë, nënoficerë dhe ushtarë shqiptarë u trajnuan për plot 4 muaj në Keshan të Turqisë për pilot, elektronik, mekanik dhe operator ngarkesash, duke rritur ndjeshëm aftësitë dhe kapacitetet operacionale të Forcës Ajrore dhe Forcave të Armatosura.’, shkruan ministri Peleshi në Facebook.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?