Carlo Bollino

Carlo Bollino: Pas dorëheqjes së deputetit dhe spastrimeve në polici, ministri Çuçi duhet të paktën të kërkojë falje*

8 Korrik 2023, 18:04| Përditesimi: 9 Korrik 2023, 11:59

  • Share

Ajo që ndodhi tri ditë më parë në Thumanë tregoi një bashkëveprim të rrezikshëm mes krimit, politikës dhe institucioneve shtetërore. Një bandë keqbërësish, të gjithë të afërm të deputetit socialist Rrahman Rraja, dhunuan dhe për pak vranë dy kushërinj që kishin guxuar të reagonin ndaj arrogancës së tyre. Kulmi i këtij akti dhune është se të sigurt se gëzonin privilegjin e pandëshkueshmërisë totale, vetë autorët e filmuan dhe më pas e qarkulluan videon për ta përdorur si shembull dhe mësim për të gjithë, që asnjë qytetar tjetër të mos guxonte të rebelohej.

Historia tashmë dihet. Familja Rraja mori leje për të hapur një gurore në Borizanë dhe per te perdorur eksploziv, por shpërthimet e shkaktuara për nxjerrjen e gurit dëmtuan dhjetëra banesa, duke shkaktuar protesta nga banorët dhe rreth 40 denoncime në polici, të gjitha të mbyllura në sirtarët e komisariatit të policisë lokale. Dy nga banorët më aktivë se të tjerët në denoncime janë kushurinjtë Maja, të cilët klani i Rrahman Rrajës i masakroi me shkopinj bejsbolli dhe i kërcënoi duke i drejtuar armët. 

Një histori dhune mafioze që nxorri në dritë edhe lidhjen e rrezikshme. E para është ajo që doli mes familjes Rraja dhe policisë lokale, më shumë të shqetësuar për mbrojtjen e sulmuesve sesa të të sulmuarve. Policia jo vetëm që nuk ka ndërhyrë në gurore për të mos lejuar që shpërthimet të dëmtojnë pronat e banorëve të zonës, por sipas rrëfimit të tyre i ka kërcënuar edhe me arrestim nëse do të organizonin protesta për ta bllokuar atë aktivitet.

Pas dhunës ndaj dy kushërinjve Maja, policia ka marrë në pyetje anëtarët e familjes Rraja, por më pas i ka lënë të lirë “për mungesë provash” edhe ne se ne kete vendim mund te jete perfshire prokuroria. Vetëm të nesërmen, kur videoja e regjistruar nga vetë sulmuesit përfundoi në media, vetëm atëherë policia u detyrua të reagonte. Por shumë prej autorëve kryesorë tashmë ishin bërë të pagjurmueshëm dhe janë ende në kërkim. 

Por jo vetëm. Nga lista e të kërkuarve, policia kishte fshirë emrin e Rexhep Rrajës, djalit të deputetit, i cili duket qartë edhe në video teksa godet Bilbil Majën me shkop bejsbolli. Në krah duket xhaxhai i tij, Përparim Rraja, pronari zyrtar i gurores, me pistoletë në dorë, po ashtu çuditërisht i identifikuar vonë dhe për rrjedhojë edhe ai ende i pa arrestuar.

Kur Shqiptarja.com dhe Report Tv denoncuan mbrëmjen e djeshme këto lëshime të turpshme nga policia, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi shpërndau një deklaratë ku mbrojti sjelljen e policisë duke pretenduar qe “çdo insinuatë s'ka lidhje me të vërtetën dhe me punën e Policisë së Shtetit për të çuar autorët përpara drejtësisë”. Ngjarjet e ndodhura sot e përgënjeshtruan totalisht. 

Deputeti Rahman Rraja dorëzoi mandatin e deputetit, duke pranuar përgjegjësinë morale për atë që ndodhi. Një gjest i detyruar por dinjitoz. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë njoftoi një spastrim në komisariatin e Krujës, duke pranuar kështu përgjegjësinë dhe lidhjet që kishin lindur mes punonjësve të policisë dhe krerëve të familjes Rraja. Por për të bërë vërtet drejtësi deri në fund kjo nuk mjafton.

Ministri Bledi Çuçi duhet të paktën t'i kërkojë falje opinionit publik dhe mediave. Ne fakt ata e panë realitetin shumë më mirë se ai dhe para tij dhe pa reagimin e mediave sot klani i Rrajës do të kishte dalë sërish fitues. Pyes veten, nëse një ministër i Brendshëm nuk arrin të shohë një skandal si ai që ndodhi në komisariatin e Krujës, çfarë bën ai gjithë ditën në zyrë? Apo tashmë kishte shkuar me pushime, pasi edhe takimin me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë e bëri i veshur me një bluzë plazhi. 

Së fundmi, Ministria që i ka dhënë gurores leje ka për detyrë të nisë një inspektim për të verifikuar nëse janë respektuar të gjitha kushtet e marredhenies mes Shtetit dhe familjes Rraja edhe per perdorimin e eksplozivit dhe nëse vërtet janë mbrojtur edhe të drejtat e banorëve që kanë banesat përreth dhe që kanë pësuar dëme të rënda nga shpërthimet. 

Pas asaj që ndodhi, Shteti duhet të tregojë se është në krah të qytetarëve dhe se ka forcën dhe vullnetin për të izoluar dhe ndëshkuar në mënyrë shembullore dhunuesit dhe arrogantët.

*Ky artikull u botua dy orë para se kryeministri Edi Rama të shkarkonte ministrin Bledi Çuçi.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xyz: 09/07/2023 21:37

    Komplimente z .Bollino per kontributin e çmuar qe keni dhene ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • lida: 09/07/2023 09:07

    Mirmengjesi zotiBollino Mar shkas nga problemi i Krujes qe nuk eshte i vetmi por nje rast i tille dhe me i keq po ndodh ne Himete me lejet e disko bar qe jane dhene sivjet dhe qe nuk mund te jetosh dot apo te besh pushime. Mund ta vertetoni shume shpejt nepermjet nje gazetari se ne cfare kushtesh behen pushimet dhe qe te vjen te maresh gure edhe tua hedhesh ne koke. I dergova zotit Cuci disa here mail per gjendjen e shkaktuar dhe asnje pergjigje. Kjo tregon se diskot jane te deputeteve ose drejtorave te police. Ankohemi ke policia dhe na shohin duke qare sepse nuk na ndihmojne dot. Jo vetem zoti Cuci te iki po gjithe policia e shtetit. Gjithe droga dhe kapadailleku i njerezve vjen sepse mbrohen nga polica dhe drejtora ordinere. Po keshtu edhe nga deputete. Petshendetje nga Himara

    Përgjigju
  • Nardi: 09/07/2023 07:45

    Ore mire ministri por cne askush nuk thote gje per kreu e policise??? Sikur eshte ai pergjegjes per policine jo ministri?? Apo keshtu eshte vija e partise kesaj radhe

    Përgjigju
    • Bobi: 09/07/2023 15:53

      Ministri e kishte bere policine çifligun e tepelenasve. Ngaqe spyesnin per ligj as standard tepelenasit e çuçit. Mjafton te mbushnin xhepat e tyre.

  • Greta: 09/07/2023 07:30

    Falje kerkon njeriu i ndershem dhe me qytetari zoti Bollino.Ktu kemi te bejm me nje irganizat kriminale dhe jo polici e shtetit.Duhet spastrim total nga ministri deri tek polici rrugor qe sillen ne menyr skandaloze me qytetarin e thjesht.Policia duhet ti japin dru plerave dhe respekt per njerzit e ndershem por ktu ndodh e kunderta,bejn te fortin me qytetarin e edukuar dhe ulin breket para kriminelit.Populli i thjesht nuk ka me besim tek policia,as tek shteti,prandaj zgjedhin te ikin nga ky vend.Ktu do ngelin vetem plerat qe bejn te fortin dhe qe kan policine dhe shtetin ne sherbim.Ne nje shtet ku mafia te vret po denoncove ka mbaruar cdo gje.Dhe ku te denoncosh,tek ato qe mbrojn dhe paguhen nga mafia.Ky esht realiteti i hidhur i ktij vendi qe nuk do behet kurr dhe qe me te drejt e quajm Albanistan.

    Përgjigju
  • Eplxperti: 09/07/2023 06:37

    Vini mond kosenin nga peqinini minister rendi . E ta shikojn keto trima si bohet shteti . E si bohen videot ai ikish marr prej zverku keta palo gangsters.

    Përgjigju
  • Ela: 08/07/2023 23:53

    Po si te kerkoj falje nje i korruptuar qe i sherben krimit dhe jo qytetarit o zoteri....E shikoni dhe ju si e kan katandis policine,nje bande qe u sherben krimit dhe jo popullit.Ne gjith boten policia esht fytyra e shtetit,imagjinoni cfar fytyre ka shteti yn me ket polici

    Përgjigju
  • durim: 08/07/2023 21:32

    Ky eshte korrupsioni qeveritar, ipen tendera te medha debuteteve e plot te tille te aferm me qeverine qe bejne ligjin ne zonat ku jane. Keta ndyresira jane aq te fuqishem sa qe dhe policia nuk ka cfar tju bej vetem kur arrine ne akte kriminale dhe terorizijne banoret duke u bere virale ne medja veprohet se nqse nuk do behej virale do te mbyllej si plot te tjera. Levizja e ministrit eshte shum e drejte.

    Përgjigju
  • Ben: 08/07/2023 20:27

    Arrestoni totalisht te gjithe kupolen e komisariatit ku ndodhi ngjarja.Te gjithe shefat.

    Përgjigju
  • Adriatiku: 08/07/2023 20:04

    Jo Z. Bollino, Çuçi urgjentisht duhet te jape doreheqjen dhe jo te kerkoje falje per gjëndjen skandaloze te policise te Kurbinit, ku policia ka qënë lidhur me banditet dhe kriminelët.

    Përgjigju
  • Naku: 08/07/2023 19:31

    Nderthurja mes krimit te organizuar dhe policise eshte e frikshme. Ka arritur puna deri aty sa policia eshte bere pale me krimin dhe kercenon edhe gazetaret dhe njerezit qe denoncojne. Madje gazetaret qe denoncojne perndiqen kemba kembes nga policia.

    Përgjigju
  • Erald: 08/07/2023 19:21

    Bravo shqiptarja.com dhe z.Bollino qe treguat te verteten para te gjitheve dhe nuk heshtet. Ky eshte misioni i vertete i mediaa dhe jo tu beje fresk grupeve kriminale te lidhura me pushtetin. Ne cdo qytet ka te forte te tille qe paguajne strukturat e korruptuara ne kurriz te njerezve te pambrojtur!

    Përgjigju
  • Faik: 08/07/2023 18:49

    Ai Ministri i Brendshém duhet tè SHPORRET Zoti Bollino !! Ai éshté njé ish i Ministèr i Bujqèsisè i DÉSHTUAR dhe i KORRUPTUAR deri né PALCÉ , por qè ja ka hedhur gjithmonè DREJTÈSISÈ , me URTÉSINÈ e tij tè KAMUFLUAR prej DHELPRE !! Ai éshté Ish Ministri i Bujqésisè qé ju thoshte SHQIPTARÉVE , se VAJI PALMÉS éshté mé i mirè sesa VAJI ULLIRIT dhe GJALPI !!!!?!!!! SHQIPÈRINÉ e mori LUMI!! 33 VJET ANARSHI , KRIM , KORRUPSION , KORRUPSION , KORRUPSION , VJEDHJE tè SHTETIT , GRABITJE tè ZYRAVE té SHTETIT ,NARKO-TRAFIK PLAÇKITJE !!! ENVER HOXHA i LAVDISHÉM e la SHQIPÈRINÉ me 4 MILION BANORÉ AUTOKTONÉ , dhe nga kèta 4 MILION , 3 MILION ishin nga mosha 30 VJEÇ e POSHT!!!! Kurse kèto BANDAT KRIMINALE me LOGO PARTIE qè kanè QEVERISUR kèto 33 VITET e fundit e morén SHQIPÈRINÉ me 4 MILION BANORÈ dhe e kané KATANDISUR nè AZILE PLEQSH !!!! 80 % e POPULLSISÈ sé SHQIPÈRISÈ né kèto momente qè flasim , jané PLEQÈ dhe PLAKA dhe vetèm 20 % jané té RINJÉ !!!! Mos tè filloj pastaj me MUXHAHEDINÈT TERRORISTÉ , AFGANÈT , UJGURÈT , Bangladeshasit , Pakistanezèt , qè e kanè kthyer SHQIPÈRINÉ né KOSH PLEHRASH , me POLITIKAT KRIMINALE dhe KORRUPTIVE né DÉM tè SHQIPTARÉVE !!!! BANDAT KRIMINALE kane krijuar SHTET PARAREL , MUXHAHEDINÈT kanè krijuar tjetèr SHTET PARALEL me CELULA TERRORISTÈSH dhe kampe tè FRIKSHME , ku POLICIA e ÇuÇ shurraqit nuk ka asnjè KONTROLL !!!! ZERO ZERO ZERO ZERO ZERO KONTROLL !! ENVER ❤️ HOXHA i LAVDISHÉM ishte dhe do té mbahet mend pèrjeté si SHQIPTARI mé ATDHETAR qé ka NJOHUR KOMBI SHQIPTAR

    Përgjigju
    • @Faik.: 08/07/2023 19:38

      Nuk e ke kuptuar mirè Faik. Ai, Enveri, mè 1944, drejtoi drejt shkrim kèndimit, 95% tè popullatès analfabete. Ky ishte qèllimi i tij,,,,ndaj sot e quajmè DIKTATOR. Kèta qè kemi sot, nga efekti i vijave tè bardha nè tavolinè nè mèngjes,,harrojnè edhe veten gjatè ditès, lère mè pse u dashka qè njè kryeministèr tè ketè ideale. Abalfabetizmi, u kthye pèrsèri Faik. Ata, dirigjohen mè lehtè se sa ata qè logjikojnè. Tè na rruaçin Rrajat, Kokat, Ahmetajt, Dakot dhe Xhaçkat e Taulant Pallat me Beqajn. Burra dhe gra tè shenjta. Lum ne.!!!

  • Gjergj: 08/07/2023 18:31

    FALJE? Bollino,,,ju lutem,,,TÈ FALA PAÇ. kèta njerèz si Çuçi, janè ajka e kotèsisè. Ata, po tè kishin pasur format, nuk lejojnè veten tè bèhen gazi i botès, duke "drejtuar" njè ministri qè kèrkon ekspertè tè fushès. Çfarè eksperti èshtè Çuçi, ju lutem? Kjo èshtè RRUMPALLÈ, mè ndjeni. Shteti shqiptar, NUK EGZISTON MÈ. kaq e thjeshtè èshtè.!!!

    Përgjigju
    • Ekzakt: 09/07/2023 10:13

      Po Cucin e ka fut gruaja ne pun.

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?