Bamir Topi dhe Sali Shehu

Pas dorëheqjes së Bamir Topit, FRD zgjedh Sali Shehun drejtuesin e ri të partisë

5 Mars 2021, 14:32| Përditesimi: 5 Mars 2021, 15:11

  • Share

Pas dorëheqjes së Bamir Topit nga drejtimi i FRD, Sali Shehu do të jetë kreu i ri i partisë deri në zgjedhje.

Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtarë të partisë, u pranua dorëheqja e Topit dhe u zgjodh Sali Shehu. Më herët Shehu mbante postin e Sekretarit të Përgjithshëm të FRD-së.

Kryetari i ri i FRD-së, Shehu i bëri thirrje gjithë shqiptarëve, në mënyrë të veçantë antarëve të Frymës së Re Demokratike, të mbështesin kaolicionin Aleanca për Ndryshim si e vetmja alternativë e integrimin të Shqipërisë në Evropë.

“Sot, më datë 5 mars 2021 u mbajt mbledhja e Asamblesë Kombëtare të FRD-së, për miratimin e marrëveshjes politike të koalicionit me PD si dhe zgjedhjen e kryetarit të ri. Asambleja Kombëtare e FRD-së pasi u njoh me marrëveshjen, për të cilën ka negociuar si përfaqësues i FRD-së, z. Sali Shehu, antarët e Asamblesë miratuan politikisht në unanimitet të plotë kaolicionin me PD-në, për zgjedhjet e 25 prillit.

Antarët e Asamblesë pranuan po ashtu dorëheqjen e z. Topi dhe pas diskutimeve propozuan emrin e z. Sali Shehu si kryetarin e ri të FRD-së, deri në zgjedhje. Me vota unanime, kryetari i ri i FRD-së u zgjodh z. Sali Shehu, i cili mbante postin e ish Sekretarit të Përgjithshëm të FRD-së. Kryetari i ri i FRD-së, z. Shehu i bën thirrje gjithë shqiptarëve, në mënyrë të veçantë antarëve të Frymës së Re Demokratike, të mbështesin kaolicionin Aleanca për Ndryshim si e vetmja alternativë e integrimin të Shqipërisë në Evropë”, thuhet në deklaratë.

Bamir Topi ka dhënë dorëheqjen nga drejtues i Frymës së Re Demokratike, një ditë pasi FRD ka firmosur pa vullnetin e tij marrëveshjen për koalicionin “Aleanca për Ndryshim”, me kreun e PD Lulzim Basha, për të hyrë bashkë në zgjedhjet e 25 prillit. Në shkresën e dorëheqjes drejtuar kryesisë së FRD-së, Topi thekson se vendimi është i parevokueshëm.

Komento

Komente

  • ymeri: 06/03/2021 20:23

    SALI SHEHU== SALI BERISHA,,,OSE DY HALE....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?