Dy të arrestuarit Mario Laloshi dhe Arnaldo Hoxha

Kronikë

Pak ditë më parë u pezulluan nga puna, sot vihen në pranga dy specialistë-psikologë në burgun e Reçit! I kërkonin para të burgosurve në këmbim të disa shërbimeve

7 Tetor 2021, 14:16| Përditesimi: 7 Tetor 2021, 14:50

  • Share

REÇ- Pas pezullimit nga detyra, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKKB) ka arrestuar dy specialistë-psikologë në burgun e Reçit pasi ka prova se ato merrnin para në këmbim të disa shërbimeve në burg. Bëhet fjalë për Arnaldo Hoxhën dhe Mario Laloshin. 

Pezullimi i tyre erdhi pas një denoncimi të publikuar në emisionin investigativ “Stop” ku bashkëshortja e njërit prej të dënuarve, Martin Tushes, thotë se të dy personat e sipërpërmendur kanë kërkuar para nga i dënuari, në këmbim të disa shërbimeve.

Mario Latoshi është përgjegjës për kontaktet e të burgosurve me familjarët. Ndërsa Arlando Hoxha ndikon në raport-vlerësimin e sjelljes së të burgosurve, kur këta të fundit kërkojnë, që koha e mbetur e vuajtjes së dënimit, t’i konvertohet në arrest shtëpie apo shërbim prove. Sipas bashkëshortes, Martinit i takojnë të gjitha këto vlerësime lehtësuese, por gjërat bëhen enkas të vështira, për të zhvatur para.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?