Kronikë

Pas denoncimit të Report Tv që Benzi me logo Kuvendi sfidoi policinë me shpejtësi 'skëterrë', uniformat blu pikasin 'policët e rremë' në rrugë! Për disa nis hetimi penal

7 Korrik 2021, 14:22| Përditesimi: 7 Korrik 2021, 15:09

  • Share

TIRANË-Disa ditë më parë Report Tv denoncoi me pamje se si një makinë e cila për t'u 'kamufluar' nga forcat e policisë përdortë një logo të Kuvendit të Shqipërisë dhe ecte me shpejtësi skëterrë në rrugët e vendit, policia e shtetit ka njoftuar sot se ka marrë masa ndaj të gjithë këtyre 'hileqarëve' që na rrezikojnë jetën çdo ditë.

Efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, në raport me mënyrën e sjelljes së drejtuesve të mjeteve të institucioneve të ndryshme të administratës shtetërore, por jo vetëm, kanë nisur kontrollin dhe verifikimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve që përdorin simbole apo shenja dalluese të ndryshme të institucioneve shtetërore, për qëllime abuzive, si dhe sisteme pamore apo zanore në mjetet që nuk bëjnë pjesë në kategorinë e caktuar me ligj. Bëhet fjalë për makina që mbajnë uniforma apo logo policie, tabela e punonjësit të policisë, fenelina në makinë, etj. Njëri prej të ndaluarve sot ishte me logo të Kuvendit të Shqipërisë në makinë. 

Në funksion të kontrolleve të dedikuara për këtë fenomen shqetësues, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë angazhuar shërbime mbi kohën normale të punës dhe kanë kontrolluar 45 automjete të ndryshme në pronësi ose jo të institucioneve të administratës shtetërore.

Pas kontrollit janë konstatuar disa shkelës për, të cilët kishin vendosur sisteme pamore shtesë, në kundërshtim me dispozitat e parashikuara në nenin 175 të Kodit Rrugor “Qarkullimi i automjeteve dhe motorëve në shërbim të policisë, zjarrfikëseve dhe autoambulancave”. Drejtuesve të mjeteve që janë konstatuar në këtë shkelje, iu janë pezulluar lejet e drejtimit, sipas afateve të parashikuara në ligj.    

Gjithashtu janë proceduar penalisht disa drejtues mjetesh dhe janë shoqëruar në Komisariatet përkatëse disa të tjerë, për veprime hetimore, për veprën penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Policia njofton se kontrollet vijojnë edhe ditët në vazhdim, për evidentimin dhe ndëshkimin e çdo automjeti dhe drejtuesi që abuzon duke përdorur sisteme shtesë, simbole ose shenja dalluese që tregojnë cilësinë e një punonjësi që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik.

Mbajtja e sistemeve pamore apo zanore dënohet nga neni 175 i Kodit Rrugor, me gjobë ose heqje patente. Ndërkohë që mbajtja e uniformës së punonjësit të policisë është vepër penale dhe dënohet me burg deri në 5 vite!

Neni 247 të Kodit Penal

Mbajtja pa të drejtë e uniformës Mbajtja pa të drejtë e uniformës, e një dokumenti ose e një shenje dalluese, që tregojnë cilësinë e një punonjësi që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, shoqëruar me veprime të paligjshme, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Kur vepra kryhet me qëllim fitimi ose ka prekur lirinë, dinjitetin apo të drejta të tjera themelore të shtetasit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 175 i Kodit Rrugor

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • artan: 07/07/2021 14:55

    mendoj qe e vetmja menyre qe te evitohen keto abuziome ne te ardhmen eshte qe institucionet lejet ti japi vetem ne menyre digitale. ME letra te printuara problemi nuk do zgjidhet kurre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?