Nxënësit e ‘7 Marsit’

Pas denoncimit të Report Tv, gjendet mësuesja zëvendësuese për klasën e 4 në shkollën ‘7 marsi’! Fëmijëve u dha mësim nxënësja e klasës së 7-të

15 Shtator 2023, 16:36| Përditesimi: 15 Shtator 2023, 16:54

  • Share

Një ditë pasi Report Tv trajtoi problematikën e mungesës së mësueses për njërën nga klasat e katërta në shkollën 9-vjeccare “7 marsi”, është gjetur mësuesi zëvendësues.

Report Tv publikuan dje skandalin e zëvendësimit të mësueses me një nxënëse të klasës së shtatë, e cila kujdesej për të ruajtur qetësinë, ndërsa nxënësit e klasës së katërt nuk kishin zhvilluar asnjë orë mësimi.

Drejtori i shkollës jo vetëm që nuk kishte gjetur zgjidhje, por kishte thirrur policinë me pretendimin se po e shqetësonin me protestën e tyre.

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?