Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe kantautori Boiken Lako

Pas dënimit nga gjykata, ministri i Drejtësisë pret në zyrë Boiken Lakon: Gati projekti për t'i shërbyer komunitetit

11 Prill 2022, 19:28| Përditesimi: 11 Prill 2022, 19:31

  • Share

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka pritur sot në zyrën e tij, kantautorin Boiken Lako, i cili u dënua pasi hapi pa leje katër dritare në një ndërtesë, të cilën do e kthente studion e tij muzikore.

Përmes një postimi në Twitter, Manja shkruan se nuk mund ta kthejnë pas atë që ka ndodhur, por mund të bëjmë diçka për komunitetin sëbashku me Boiken Lakon të cilit tre vite burg, i janë kthyer në shërbim prove.

Sipas Manjës, ata kanë rënë dakord për një projekt mjaft interesant, që do të vihet në jetë shumë shpejt.

“Nuk mund të kthejmë pas ç'ka ndodhur, por mund të bëjmë që shërbimi i Bojkenit ndaj komunitetit të mos shihet si provë, por si kontribut, ashtu si ai ka ditur gjithmonë ta japë. E pse jo, të jetë shembulli i parë i një qasjeje dhe vizioni të ri që kemi për Shërbimin e Provës dhe në këtë panoramë të re, së bashku me Bojkenin, biseduam dhe dakorduam për një projekt mjaft interesant, të cilin e pres me padurim të vihet në jetë”, shkruan Manja.

Kantautori Boiken laku, u dënua me tre vite burg, por Gjykata e Tiarnës vendosi t'ia konvertojë në shërbim prove. Ai u shpall fajtor për ndërtim të paligjshëm, pas punimeve që kishte nisur në një godinë të marrë më qira për ta kthyer në studio muzikore. Lako kishte hapur 4 dritare pa leje në objektin të cilin do e kthente në studio muzike.

Konvertimi i dënimit në shërbim prove u bë pasi gjykata pranoi gjykimin e shkurtuar. Lako është gjobitur gjithashtu me 50 mijë lekë nga IKMT. Arrestimi i kantautorit u bë vitin e kaluar pas denoncimit të një qytetari se në një banesë pranë ish-NSHARAK po kryheshin punime.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?