Pas bisedimeve me BE-në, Gjermania hedh poshtë 'planin e pasuksesshëm' për legalizimin e kanabisit

14 Prill 2023, 14:23| Përditesimi: 14 Prill 2023, 15:17

  • Share

Qeveria e koalicionit gjerman, e cila prej kohësh po planifikon legalizimin e kanabisit miratoi para pak ditësh një dokument me udhëzime, të nënshkruar nga një komision i posaçëm i ngarkuar për rishkrimin e rregullave që rregullojnë tregun e drogave të lehta. Dokumenti i referuar Komisionit Evropian nuk u pranua dhe u hodh poshtë.

Plani i legalizimit përmbante risi të mëdha nga pikëpamja legjislative, pasi përfshinte posedimin e ligjshëm të kanabisit deri në 30 gram për të rriturit për përdorim personal dhe shitjen në dyqanet dhe farmacitë e licencuara.

Plani iu dorëzua Komisionit Evropian për të kontrolluar nëse ishte në përputhje me traktatet e BE-së dhe pas bisedimeve, Gjermania hodhi poshtë idenë e legalizimit.

Duke qenë se përdorimi i kanabisit për qëllime medicinale është akoma një temë që nxit shumë debat, BE hodhi poshtë idenë  e legalizimit me argumentin se nga studimet e shumta të bëra, ka rezultuar se peronat që përdorin kanabisin për qëllime mjekësore të bëhen të varur, gjithashtu legalizimit do i linte shteg përdoruesve të rinj.

Plani gjerman "i pasuksesshëm" do të ndihmonte në mbrojtjen e shëndetit të të rinjve, sepse ndalimi i kanabisit nuk kishte pasur asnjë sukses të dukshëm vitet e fundit dhe për këtë shkak politika e drogës duhet të ndryshohet, pasi  konsumimi i kanabisit është rritur.Vitin e kaluar 4 milionë njerëz përdorën kanabis në Gjermani. Në grupmoshën nga 18 deri në 24 vjeç, 25% e përdorin atë, shpjegoi ministri gjerman i Shëndetësisë.

Ai tha se qeveria do të konsideronte një kufizim të mundshëm në fuqinë maksimale të produkteve të kanabisit që u shiten të rriturve nën 21 vjeçGjithashtu marrëveshja e Shengenit përcakton rregulla që detyrojnë përdoruesit e kanabisit për qëllime mjekësore të marrin një certifikatë përpara se të udhëtojnë në një vend tjetër.

Pse tani?

Plani i ri vjen pasi qeveria gjermane rishikoi planet e saj fillestare për legalizimin e kanabisit nga tetori i vitit të kaluar. Fillimisht, qeveria planifikoi të lejonte shitjen e kanabisit për të rriturit në dyqane të specializuara. Për momentin, kjo është përjashtuar pasi plani u prit me shqetësime nga Komisioni Evropian.

Disa vende kanë legalizuar përdorimin e kufizuar të kanabisit medicinal. Kanadaja dhe Uruguai gjithashtu kanë legalizuar kanabisin rekreativ.

Në SHBA, 37 shtete dhe Uashington DC kanë legalizuar kanabisin mjekësor, ndërsa 19 shtete e kanë miratuar atë për përdorim rekreativ. Kjo përfaqëson mbi 40% të popullsisë së SHBA.an se kush do të kualifikohej për amnisti.

Kanabisi në Evropë

Holandë: Që nga viti 1976 autoritetet kanë toleruar përdorimin e kanabisit në kafene, por në shoqërinë e gjerë droga mbetet e paligjshme. Të rriturit mund të blejnë deri në 5 gram në ditë në kafenetë dhe atje tymi. Kultivimi komercial ose tregtimi i kanabisit është i paligjshëm.

Zvicra: Shteti ka dekriminalizuar posedimin e sasive të vogla të kanabisit të butë (nën 1% THC) për përdorim personal. Kanabisi medicinal është i ligjshëm dhe mund të përshkruhet nga mjekët.

Itali: Posedimi i 1.5 g ose më pak për përdorim personal tolerohet, dhe kanabisi medicinal është i ligjshëm, por kanabisi rekreativ mbetet i paligjshëm.

Francë: I gjithë përdorimi i kanabisit është i paligjshëm; testet e para të kanabisit medicinal filluan vitin e kaluar.

Portugali: Në vitin 2001 shteti dekriminalizoi përdorimin personal të nivelit të ulët të të gjitha drogave të paligjshme; tregtia me kanabis mbetet e paligjshme, por kanabisi medicinal është i ligjshëm.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?