Politikë

Pas betimit, Sali Berisha braktis sallën e parlamentit, nuk pret votimin për kryetaren e Kuvendit

10 Shtator 2021, 17:27| Përditesimi: 10 Shtator 2021, 17:28

  • Share

Sali Berisha pasi është betuar për marrjen e mandatit si pjesë e parlamentit të ri të Shqipërisë. Pas betimit Berisha është larguar nga salla , ndërsa jashtë Kuvendit ndryshe nga hera e parë nuk kishte simpatizantë dhe lule që të hidheshin për të. Berisha nuk ka ndenjur në seancë për të marrë pjesë në votimin e emrit të Lindita Nikollës si kryetare e Kuvendit.


Lajmi kryesor:

Betohen 140 deputetët, Lindita Nikolla zgjidhet kryetare Kuvendi me 79 vota pro e 4 kundër! Përçahet aleanca opozitare në 'vendimin e parë', PD gris fletët e votimit, LSI voton kundër! Rama mbledh fletët e grisura


  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?