Bota

Pas bërjes publike të puthjes me asistenten, Hancock dhe Coladangelo braktisin familjet! Ministri zgjoi djalin 8 vjeçar nga gjumi, për t'i treguar se do të largohej!

28 Qershor 2021, 12:58| Përditesimi: 28 Qershor 2021, 13:03

  • Share

Pas bërjes publike të imazheve kur ish-Ministri i Shëndetsisë Matt Hancock, po puthej me asistenten e tij, publiku britanik është kureshtar për sa kohë ka vazhduar lidhja jashtëmartesore e të dyve.

Ndërsa miqtë janë shpehur se çifti ishin tejet të dashuruar dhe ishin të gatshëm për të jetuar së bashku.

'Ai është i dashuruar me Xhinën,' tha një mik i ngushtë. 'Kanë filluar të dalin së bashku së fundmi por  është serioze.'

Po bërja publike e ‘bombës’ videos në të cilën ai puthej me asistenten etij, duket sei  pëshpejtoj të gjitha gjërat.

Hancock dha dorëheqjen nga pozicioni i tij si Sekretar i Shëndetësisë të Shtunën, pastaj në media u bë publike se njëjtë si punën ai kishte braktisur gruan e tij.

Pasi mori një telefonatë nga gazeta The Sun rreth orës 18:00, duke e informuar atë se kishin foto dhe video të tij duke puthur ndihmësen e tij në zyrën e tij, të bëra më 6 maj, Hancock u kthye në rezidencën e Londrës ku jetonte me gruan Martha.

Z. Hancock i kishte thënë asaj se historia do të bëhej publike dhe se martesa e tyre kishte marrë fund.  Ai më pas zgjoi djalin e tyre më të vogël, i cili është vetëm tetë vjeç dhe I kishte thënë atij, se babai do të largohej nga shtëpia.  

Njëjtë kishte vepruar edhe Coladangelo, e cila ka braktisuar bashkëshortin e sajn, manjatin Oliver Tress.

Dje dyshja qëndruan larg vëmendjes së publiku, por gruaja e tradhtuar Martha Hancock, me prejardhje aristokratike, doli nga shtëpia e saj në veri të Londrës për të shëtitur qenin. Zonja Hancock e cila ende vuan pasojat e një COVID-i të gjatë mbante unazën në gisht në një heshtje dinjitoze.  

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?