VIDEO/ Pas Bebe Rexhës, goditet me shpullë në koncert Ava Max! Këngëtarja shqiptare: Më ra aq fort sa më gërvishti syrin

21 Qershor 2023, 13:33| Përditesimi: 21 Qershor 2023, 13:36

  • Share

Këngëtarja shqiptare që jeton në Shtetet e Bashkuara, Ava Max, është qëlluar me shuplakë gjatë një koncerti në Los Anxhelos mbrëmjen e së martës. Incidenti i filmuar nga fansat është publikuar nga mediat lokale në LA, ku shihet një djalë që e godet Avën edhe pse rojet e sigurisë e kishin kapur. Ata e largojnë djalin me shpejtësi, ndërsa këngëtarja vijoi shfaqjen e saj.

 “Më qëlloi aq fort saqë më gërvishti syrin. Nuk ka për të ardhur më kurrë në spektaklet e mia”. Është shprehur artistja me origjinë nga Saranda

Incidenti ndodhi pak ditë pasi një tjetër këngëtare shqiptare, Bebe Rexha, u sulmua gjatë një koncerti të saj në Nju-Jork, ku u godit me telefon në skenë, teksa po këndonte dhe po bënte simbolin e shqiponjës.

 

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?