Kronikë

Pas BE, edhe OSBE: Proces gjithëpërfshirës për zgjedhjen e kryetarit të ri të AMA-s

7 Korrik 2021, 11:25| Përditesimi: 7 Korrik 2021, 11:33

  • Share

Pas BE-së, edhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri bën thirrje që kryetari i ri i AMA-s të zgjidhet me një proces gjithëpërfshirës.

"Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka ndjekur procesin e zgjedhjes së kryetarit dhe anëtarëve të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA). Po ashtu, ne kemi qenë në kontakt me aktorët përkatës, duke theksuar nevojën për një organ të pavarur të rregullimit të medias. Ne nënvizojmë rëndësinë e një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të rinj të AMA-s, për të garantuar që AMA ta përmbushë më së miri misionin e saj të ndjeshëm", thuhet në njoftim. 


Lajmi kryesor:

Armela Krasniqi zgjidhet kreu i ri i AMA-s, për anëtarët votohet në shtator! BE-OSBE kërkuan edhe për kryetarin votim në vjeshtë! Basha: Harbutëri në dëm të të gjithëve


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?