Mbledhja e grupit parlamentar të Rithemelimit

Pas bashkimit, Rithemelimi e Bardhi nisin ‘foltoret’ në bazë! Shkodra ndalesa e parë! Nuk I bashkohet Tabaku

13 Shkurt, 13:48| Përditesimi: 13 Shkurt, 13:53

  • Share

Pasi iu bashkua ‘Rithemelimit’ me mbledhjet në seli, Gazment Bardhi do të nisë nga e mërkura, 14 shkurt 2024, takimet e përbashkëta me deputetët e Sali Berishës në bazë. 

Takimet do të nisin nga Qarku i Shkodrës, nga ku Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, të shoqëruar nga deputetët e qarkut të të dy grupeve, do të takojnë strukturat e Shkodrës, Malësisë së Madhe dhe Vaut të Dejës. Pas Shkodrës, Bardhi e Rithemelimi do të vijojnë turin e “foltoreve” të tyre në Elbasan e Korçë, mëson gazetarja e Report Tv dhe shqiptarja.com, Danjela Maloku. 

Në këto takime, që në dukje i ngjajnë një fushate bashkimi, do të diskutohet aksioni jashtë-parlamentit, siç është protesta e 20 shkurtit të cilët tanimë do t’i bashkohen edhe deputetët e Gazment Bardhit. 
Ky i fundit zyrtarizoi bashkimin me Sali Berishën në arrest shtëpie, një ditë më parë, duke mbajtur për herë të parë mbledhjen e deputetëve në selinë që sot e zotëron “Rithemelimi” ndërsa ju bashkua Këshillit Kombëtar të kësaj strukture ende pa vulë. 

Në këto takime mungon një prej bashkëpunëtoreve më të ngushta të Gazment Bardhit Jorida Tabaku, me të cilën, drejtuesin e deputetëve të opozitës duket se Berisha është vija ndarëse.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?