Pas Bajramit, shqiptarët e Kosovës për pushime në Shqipëri: Kur të hapet koha do vijmë çdo javë! Deri tani kanë ardhur 4600 qytetarë

22 Prill 2023, 10:56| Përditesimi: 22 Prill 2023, 12:51

  • Share

KUKËS- Pas një muaji agjërim në muajin e Ramazanit dhe festimeve për Fiter Bajramin, shumë qytetarë të Kosovës të organizuar me familjet e tyre, por edhe shoqëri kanë udhëtuar drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën. Destinacionet janë të ndryshme, kryesish qytetet bregdetare, Durrësi, Vlora, por edhe një ndale të shkurtër në Tiranë.

“Deri në Durrës do rrimë deri të dielën, për pushime”.

Vetëm për pushime, se thamë të pushojmë pak, të argëtohemi”.

"Për fundjavë për të shëtitur në Tiranë”.

"Po iki me familjen, pushime për festë, e premte, të shtunë, të diel, urime festën e Bajramit të gjithë besimtarëve. Kur të rregullohet koha do jemi çdo fundjavë në Shqipëri”, tregojnë qytetarët.

Orët e para të ditës së shtunë kanë shënuar fluks të lartë mjetesh në Morinë. Policia kufitare ka punuar me procedurë të përshpejtuar, hera herës edhe pa kontrolle për të shmangur radhët në kufi. Sipas saj më shumë se 3200 automjete të vogla dhe dhjetëra autobusë kanë kaluar kufirin gjate orëve të para të ditës së  shtunë me mbi 4600 qytetarë.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?