VIDEO/Pas asaj në Fushë Kuqe, zbulohet një tjetër bazë për grupet kriminale në Shkodër! Në pranga pronari banesës! Sekuestrohen maska, armë e kanabis

6 Dhjetor 2023, 10:45| Përditesimi: 6 Dhjetor 2023, 11:43

  • Share

Pas zbulimit të bazës për grupet kriminale në Fushë Kuqe, një tjetër bazë e ngjashme është zbuluar sot nga policia e Shkodrës.

Mësohet se janë zbuluar dhe sekuestruar maska, paruke, jelekë antiplumb dhe kokore metalike si të Policisë, armë gjahu, municon luftarak dhe sende të tjera që dyshohet se do të përdoreshin nga grupe kriminale, për të kryer krime kundër personit dhe pronës.     

Gjithashtu është sekuestruar edhe 1 kavanoz dhe 13 pako të mbushura me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, si dhe një sasi tjetër e kësaj lënde, e ndarë në doza, gati për shitje në afërsi të shkollave, lokaleve dhe në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës.        

Në pranga ka rënë 26 vjeçari Rakip Gila i cili i mbante këto sende të paligjshme brenda banesës së tij.  Policia vijon kërkimet për kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në veprimtarinë kriminale. 

Lajmi në përditësim...   

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?