‘Fundjavë Ndryshe’ dhe ‘Report tv’ pranë dy fëmijëve pa nënën dhe babanë invalid në Këlcyrë! Ushqime dhe veshje për një vit për familjen Haxhiaj

19 Shtator 2023, 11:29| Përditesimi: 19 Shtator 2023, 16:28

  • Share

Sot vjen lajmi i mirë për familjen Haxhiaj në Këlcyrë. Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” duke iu përgjigjur apelit të Report TV ka siguruar ushqime dhe veshje për një vit për dy fëmijët që kanë humbur nënën dhe rriten nga gjyshja dhe babai invalid.

Jarisa, vogëlueshja nga Këcyra që preku mijëra zemra, sot buzëqesh. Pas publikimit të historisë së dhimbshme në Report TV, kanë mbërritur ndihmat e para, për të, vëllanë Jurgenin dhe gjithë familjen Haxhiaj, që jeton në kushte të vështira ekonomike e sociale.

Jarisa dhe Jurgeni kanë humbur nënën në moshë fare të re për shkak të sëmundjes së pashërueshme, ndërsa tani rriten nga babai invalid, i pamundur për të punuar dhe gjyshja e sëmurë.

Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” iu përgjigj apelit të Report TV, duke dhuruar pako me ushqime dhe veshje për dy fëmijët.

Ndërsa Kalvin Dermyshi nga “Fundjavë Ndryshe” ka përcjellë lajmin e mirë se familja Haxhiaj do të suportohet periodikisht, për 12 muaj me ushqime.

Kryefamiljaria Dudia dhe i ati i fëmijëve, Dritani që të dy të sëmurë. Folën për kalvarin e vuajtjeve dhe hezitimin e kryetarit të bashkisë së Këlcyrës Klement Ndoni për tu lidhur asistencë.

Fqinji i familjes Haxhiaj, Xhuliano Xhaferraj me profesion mësues ka theksuar se Jurgeni është nxënësi më i mirë i klasës, ndonëse nuk e mbush barkun me bukë.

“Fundjavë Ndryshe” dhe Report TV largohen nga familja Haxhiaj me premtimin për tu rikthyer sërish me më shumë mbështetje.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?