Pas 8 vitesh, rikthehet Festivali Folklorik Kombëtar në Gjirokastër! Nga 24 qershori ju pret në qytetin e gurtë ‘sofra’ e trashëgimisë shqiptare

11 Qershor 2023, 08:20| Përditesimi: 11 Qershor 2023, 08:25

  • Share

GJIROKASTËR- Pas 8 vitesh, rikthehet në Gjirokastër Festivali Folklorik Kombëtar. Festivali do të zhvillohet nga data 24 qershor deri më 1 korrik në Kalanë e Gjirokastrës.

Ka qenë kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Kulturës, Elva Margariti që kanë ndarë lajmin për rikthimin e këtij festivali me motivet, ritmet, këngët e vallet e të gjithë krahinave shqiptare.

“MIRËMËNGJESI dhe me lajmin e bukur të rikthimit të Festivalit Folklorik Kombëtar në Kalanë e Gjirokastrës së zbukuruar e gjallëruar si me magji nga ngjyrat, motivet, ritmet, këngët e vallet e të gjithë krahinave shqiptare, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama.

Edicioni i parë i këtij festivali është çelur në  11 tetor të vitit 1968 në qytetin muze të Gjirokastrës duke u konsideruar asokohe si një festival unikal në ruajtjen, mbrojtjen dhe popullarizimin e trashëgimisë kulturore shpirtërore në Shqipëri.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 12/06/2023 03:51

    Me vjen mire qe e keni ruajtur simbolin unik te festivalit /Vallezon gjithe Shqiperia/e 1978.

    Përgjigju
  • Rigoletto: 11/06/2023 10:47

    Ec aty e ke bo Shqipërinë festival folklorik kombëtar ndërsa audienca është e gjitha në emigrim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?