Yllka Kuqi

Pas 8 vitesh martesë, këngëtarja shqiptare bëhet nënë për herë të parë

24 Shkurt 2020, 17:43| Përditesimi: 24 Shkurt 2020, 17:45

  • Share

Këngëtarja e njohur shqiptare, Yllka Kuqi pak ditë më parë konfirmoi lajmet që qarkullonin se ajo ishte në pritje të ëmbël.

Yllka postoi një foto me bashkëshortin, ku tregonte edhe barkun e rrumbullakosur. Së fundmi bebja ka ardhur në jetë dhe këtë e kanë zbuluar prindërit këngëtares të cilët kanë treguar për mediat kosovare se vajza e tyre është bërë nënë.

Prindërit kanë treguar se Yllka ka sjellë në jetë një vajzë dhe e ka pagëzuar me emrin Luiza.

Kujtojmë që Yllka Kuqi është e martuar prej 8 vitesh me muzikantin Astrit Pallaska.

Yllka me bashkëshortin

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?