Ish-presidenti Hashim Thaçi

Kosova & Rajoni

Pas 8 muajsh Thaçi dhe personalitet e tjerë të luftës së UÇK-së në Hagë do të takohen me familjarët

17 Qershor 2021, 23:06| Përditesimi: 17 Qershor 2021, 23:09

  • Share

Hashim Thaçit, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Hysni Gucati e Sali Mustafa pas afro 7 muajve në paraburgim në Hagë do të takohen me familjarët.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka mundësuar që vizitat për këta të fundit të fillojnë më 15 korrik të këtij viti. Vaksinimi i ish-krerëve të UÇK-së, ka bërë që të ketë rishikim të vazhdueshëm të masave që DHSK ka vendosur. Kjo ka ndikuar edhe në rifillimin më të shpejtë të vizitave personale, të cilat asnjë nga ish-krerët nuk i zhvilluan fizikisht për muaj të tërë.

Katër ish-udhëheqësit politikë e ushtarakë të UÇK-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kreyparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Rexhep Selimi janë të fundit që u dërguan në Hagë. Arrestimet erdhën pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale, kishte konfirmuar aktakuzat ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Ish- presidenti Hashim Thaçi së bashku me Kadri VeselinJakup KrasniqinRexhep Selimin akuzohen për krime lufte. Ndaj tyre rëndojnë 10 akuza, për përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, aktet të tjera ç'njerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje si krim kundër njerëzimit, vrasje e paligjshme si krim lufte, zhdukje me forcë e personave, në periudhën mes prill 1998- gushtit 1991.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?