Pas 6 muajsh, Kina raporton viktimat e para nga Covid

21 Nëntor 2022, 12:11| Përditesimi: 21 Nëntor 2022, 12:08

  • Share

Pas gjashtë muajsh, Kina ka raportuar viktimat e para me Covid-19 pasi vendi po përpiqet të shmangë rritjet e rasteve me miratimin e politikës “zero covid”.

Vdekja e 87-vjeçarit nga Pekini ishte e para e raportuar nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë të dielën që nga 26 maji, duke e çuar numrin total të vdekjeve në 5227. Vdekja e mëparshme u raportua në Shangai, i cili pësoi një rritje të madhe të rasteve gjatë verës, raportojnë mediat e huaja.

Lajmi vjen pasi vendi po përballet me rritje të rasteve, me 26,824 raste të reja që janë raportuar të djelën, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë, numri më i lartë ditor që nga mesi i prillit dhe dita e gjashtë radhazi që vendi ka regjistuar mbi 20,000 të infektuar.

Ndërsa Kina ka një normë të përgjithshme vaksinimi prej më shumë se 92% pasi ka marrë të paktën një dozë, ky numër është dukshëm më i ulët tek të moshuarit, veçanërisht ata mbi moshën 80 vjeç. Komisioni nuk dha detaje mbi statusin e vaksinimit të të ndjerit.

Kjo dobësi konsiderohet një arsye pse Kina i ka mbajtur kryesisht kufijtë e saj të mbyllur dhe po i përmbahet politikës së saj të ngurtë "zero-Covid" që kërkon të fshijë infeksionet përmes bllokimeve, karantinave, gjurmimit të rasteve dhe testimit masiv, pavarësisht ndikimit në jetën normale dhe ekonomia dhe zemërimi në rritje i publikut ndaj autoriteteve.

Në një përgjigje të pjesshme, qyteti qendror i Zhengzhou tha të dielën se nuk do të kërkojë më një test negativ Covid-19 nga foshnjat nën moshën 3 vjeç dhe "grupe të tjera të veçanta" që kërkojnë kujdes shëndetësor.

Gati tre vjet pas pandemisë, ndërsa pjesa tjetër e botës është hapur kryesisht dhe ndikimi në ekonominë kineze rritet, Pekini ka mbajtur kryesisht kufijtë e tij të mbyllur dhe dekurajuar udhëtimet edhe brenda vendit.

Kina është ekonomia e fundit e madhe në botë që ende zbaton masa strikte zero-Covid, të cilat synojnë të mbyllin zinxhirët e transmetimit përmes kufizimeve kufitare, testimeve masive, karantinimit dhe bllokimeve të menjëhershme në lagje ose qytete të tëra.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?