Grupi legjendar i rrokut, The Eagles

Pas 50 vitesh, grupi ‘The Eagles’ jep koncertin e lamtumirës! Legjendat e hitit ‘Hotel California’ nisin turneun në shtator

7 Korrik 2023, 13:55| Përditesimi: 7 Korrik 2023, 13:56

  • Share

Turneu do të quhet “Lamtumirë e gjatë” dhe do të nisë më 7 shtator në Nju Jork.

“The Eagles kanë pasur një rrugëtim të mrekullueshëm 52-vjeçar, duke luajtur për njerëzit në mbarë botën, duke mbajtur muzikën gjallë përballë humbjeve tragjike dhe pengesave të shumë llojeve”, tha grupi.

13 ndalesat e para të turneut u njoftuan të enjten dhe do të përfshijnë Boston, Atlanta, Cleveland, Denver dhe qytete të tjera, duke kulmuar në St. Paul, Minesota të premten, 17 nëntor.

Turneu pritet të vazhdojë deri në vitin 2025 .

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?