Adele në koncert

Pas 5 vitesh mungesë Adele ngjitet përsëri në skenë! Tregon emocionet e rikthimit

2 Korrik 2022, 22:47| Përditesimi: 2 Korrik 2022, 22:54

  • Share

Sapo u ngjit në skenë këngëtarja me famë botërore nisi koncertin me një prej këngëve më hit të sajat “Hello”, përballë një turme prej më shumë se 65 mijë vetash. Koncerti i shumëpritur u mbajt në BST Hyde Park Festival në Londër të premten mbrëma.

“Është kaq e çuditshme të jesh përsëri para një turme,”- u shpreh Adele.

Ajo kishte planifikuar më parë një koncert tjetër në janar të këtij viti në Las Vegas, por e ka anuluar  24 orë  para shfaqjes pasi nuk ndihej gati. Ikona e muzikës “u magjeps” teksa dëgjonte turmën të këndonte hitin e saj “Someone like you”. Pas reagimit nga fansat e saj ajo tha: Zoti im, jam kthyer në shtëpi. Së fundmi gjatë një interviste, Adele u shpreh se së shpejti do të shpallte datat e reja për koncertet brenda SHBA-ve.

“Jam shumë nervoze para çdo shfaqjeje, por jam e lumtur që jam këtu”, tregoi ajo.

Adele përmendi periudhën kur shumë nga fansat që mezi prisnin ta shikonin yllin e muzikës mbetën të zhgënjyer pas refuzimit të koncertit të saj në Las Vegas, Për këtë fakt ajo ndihej fajtore. Këngëtarja i tha turmës në Londër  se duhej ta merrte atë vendim, pa e shpjeguar arsyen.

Kujtojmë se ylli i muzikës botërore ka anuluar dy shfaqjet e fundit të turneut të saj botëror, që do të zhvillohej në stadiumin Wembley të Londrës pesë vite më parë pasi kishte dëmtuar kordat e saj vokale.

Adele duke kënduar në koncert

Fansat në koncert

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?