Gazetari i Zërit të Amerikës, Elez Biberaj

Pas 43 vitesh karrierë, gazetari i njohur i Zërit të Amerikës del në pension, Biberaj: Jam mirënjohës për mundësitë që më ka ofruar media

31 Tetor 2023, 12:15| Përditesimi: 31 Tetor 2023, 12:18

  • Share

Gazetari i njohur i Zërit të Amerikës, Elez Biberaj, me një karrierë prej 43 vitesh, ka njoftuar në Facebook se këtë vit më 31 dhjetor do të dalë në pension.

Në postimin e tij ai shprehu mirënjohje për bashkëpunimin me Zërin e Amerikës “Do t’i jem përherë mirënjohës Zërit të Amerikës për mundësitë që më ka krijuar”.

Postimi i plotë:

Miq,

Sot, informova kolegët e mi të Zërit të Amerikës se do të dal në pension më 31 dhjetor 2023. Ka qenë nder dhe privilegj të punoj për më shumë se katër dekada për një media kaq të jashtëzakonshme. Do t'i jem gjithmonë jashtëzakonisht mirënjohës Zërit të Amerikës për mundësitë që më ka ofruar.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?