Gianni De Biasi

Pas 3 vitesh, De Biasi largohet nga skuadra e Azerbajxhanit, nuk pret as përfundimin e kontratës

22 Nëntor 2023, 09:25| Përditesimi: 22 Nëntor 2023, 09:35

  • Share

Gianni De Biasi largohet nga pankina e Azerbajxhanit. Kështu ka përfunduar aventura e trajnerit italian pas tre vitesh e katër muajsh duke mos pritur as përfundimin e kontratës.

De Biasi, mes të tjerëve, ish-trajneri i Torinos dhe Udineses, ia ka komunikuar Federatës zgjedhjen e tij në orët e para të ditës së sotme. Kujtojmëe se De Biasi ka qenë edhe trajner i Shqipërisë nga viti 2011 deri në vitin 2017.

Pavarësisht shifrave, Di Biasi nuk u pranua kurrë nga ambienti në Azerbajxhan, nuk arriti kurrë të krijonte atë lidhje me tifozët, gazetarët, opinionin. Azerbajxhani e mbylli këtë fushatë kualifikuesesh në vendin e katërt me 7 pikë.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?