Pas 3 muajsh protesta, Këshilli Kushtetues i Francës miraton reformën për pensionet! Rritet mosha e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç

14 Prill 2023, 18:31| Përditesimi: 14 Prill 2023, 19:45

  • Share

Këshilli Kushtetues franceze miratoi të premten reformën për pensionet, të propozuar nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe ka hedhur poshtë thirrjet për një referendum nga kundërshtarët politikë.

Shtyrja e moshës së pensionit nga 62 deri në 64 vjeç shkaktoi protesta masive prej tre muajsh në Francë.

Qeveria e presidentit Emmanuel Macron argumenton se ndryshimet janë thelbësore për të parandaluar kolapsin e sistemit.

Vendimi u prit ‘nënqeshje’ pranë ndërtesës së Këshillit Kushtetues në qendër të Parisit, ku ishin mbledhur turmat e protestuesve.

Autoritetet ndaluan demonstratat para ndërtesës deri të shtunën në mëngjes. Disa demonstrues brohoritën se do të vazhdonin të protestonin derisa të tërhiqeshin ndryshimet.

Barriera janë ngritur në rrugët pranë gjykatës, ndërsa policia është vënë në gadishmëri dhe po përgatite ndaj protestave të mëtejshme, potencialisht të dhunshme.

Francezët kanë moshën më të re të daljes në pension mes vendeve të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim ekonomik dhe sipas sondazheve një shumicë e konsiderueshme e francezëve duan ta ruajnë këtë përfitim.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?