Sokol Bizhga

Pas 2 muajsh 'pauzë' nga COVID-i, nis vettingu në polici me kreun e FLO-së! Probleme me pasurinë dhe gradat

21 Maj 2020, 11:23| Përditesimi: 21 Maj 2020, 12:38

  • Share

TIRANË- Seanca e parë e Vettingut në radhët e policië, pas një pauze nga COVID-19, ka nisur me drejtuesin e forcave lëvizëse operacionale në policinë e shtetit, Sokol Bizhga. Gjatë seancës së zhvilluar ditën e sotme rezultoi se Bizhga ka probleme me pasurinë, për të cilën e ka justifikuar se ka punuar në Itali në ndërtim, ku ka kursyer pjesën më të madhe të parave.

"Mos deklarimi është përgjegjësi e imja, shtesa është kryer nga unë dhe djali i xhaxhait, ku kemi punuar ditë të shtunë e të dielë.  Kur kam qenë në Itali kam punuar në një kantier ndërtimi, unë qëndroja në një vilë të papërfunduar dhe punoja për pronarin ditë të dielë. Prandaj nuk kam shpenzuar para dhe ato që fitoja i kam kursyer në pjesën më të madhe", tha Bizhga. 

Gazetari i Report Tv, Merin Maçi raporton se Bizhga ka shfaqur probleme edhe me gradën, të cilët e ka përfituar jashtë radhe, duke argumentuar se ka qenë problem i sistemit të asaj kohe.

Pasuria
-Apartament 1+1 64 m2 blerë në 97 me vlerë 2 mln lekë, të ardhura nga puna në emigracion në itali. Pasuria nuk është deklaruar në deklaratën vettinge 2018, por në deklarimin e pasurisë të vitit 2013. Nuk është deklaruar dhe një shtesë 18 m2
-Shitja e një apartamenti në Vlorë e deklaruar në vlerën 2 mln, por tek noteri 1.6 mln. Ka mos përputhje për këtë pasuri të shitur.
-Apartament 94 m2 në Durrës në emër të bashkëshortes në 2006. Të ardhura nga rroga. Burim ligjshëm i të dhënave financiare.
-Dyqan 52 m2 në Durrës në 2010 me vlerë 40 mijë dollarë nga të ardhurat e përfituara nga familjarët e bashkëshortes.
- Testament për banese dhe toke në Gjirokastër në emër të djalit të subjektit e lënë nga prindërit e subjektit më sip 4 mijë m2.
- Dy depozita bankare

Vlerësimi i figurës
Nuk ka të dhëna për veprimtari kriminale
S'ka të dhëna për kontakte me botën e krimit
Nuk ka denoncime

Aftësi profesionale
Aftësi për përmbushjen e detyrave
Ka rreth 7 vite më gradën drejtues i parë
Ka nisur  punën në vitin 90 dhe është shkëputur për 13 muaj më reformë
Grada kolonel Është përfituar jashtë radhe, por përputhje me ligjin.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?