Blake Griffin

Pas 13 sezonesh, Blake Griffin tërhiqet nga NBA

17 Prill, 22:03| Përditesimi: 17 Prill, 22:04

  • Share

Koha e Blake Griffin në NBA ka marrë fund. Basketbollisti 35-vjeçar njoftoi se do të tërhiqet pas 13 sezonesh. Blake ishte lojtari më i mirë në NBA gjatë vitit 2009 dhe luajti për L.A. Clippers për tetë sezone.

Ai gjithashtu ka luajtur për Detroit Pistons, Brooklyn Nets dhe Boston Celtics. Basketbollisti e njoftoi largimin në një reagim në kanalet e komunikimit.

 "Jam mirënjohës për çdo moment, jo vetëm për të mirat: fitoret, çmimet dhe kohërat e paharrueshme të kaluara me familjen, miqtë, fansat, shokët e skuadrës dhe trajnerët. Unë mund të vazhdoj të flas për njerëzit në jetën time që kanë kontribuar jashtëzakonisht shumë në karrierën time, por në këtë letër të shkurtër, më duhet të falënderoj prindërit e mi, Tommy dhe Gail dhe vëllain tim, Taylor, për mbështetjen dhe udhëzimin e tyre të pakushtëzuar.

Së fundi, agjenti im Sam Goldfeder, i cili ka qenë një zë i palëkundur i arsyes dhe këshilltari im i kohës së luftës, faleminderit. Unë jam po aq mirënjohës për momentet jo shumë të mira: humbjet, dëmtimet, shumë operacione, mësimet dhe dhimbjet e zemrës.

Të gjitha këto përvoja i bënë 14 vitet e mia në ligë vërtet të paharrueshme dhe nuk mund të mos ndihem mirënjohës. Loja e basketbollit më ka dhënë shumë në këtë jetë dhe nuk do të ndryshoja asgjë”, përfundoi Blake.

Në tetë sezonet që Griffin luajti me Clippers, ai ishte pesë herë pjesë e All-Star, katër herë fitoi tituj në All-NBA dhe një herë përfundoi në top-3 të votave MVP. Ai ishte pjesë kyçe e listës të "Lob City" të Clippers në mesin e viteve 2010, ku përfshiheshin gjithashtu Chris Paul, DeAndre Jordan, Jamal Crawford dhe JJ Redick.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?