Tirana

1 muaji argëtim dhe emocione, 'Tirana Fan Zone' mbyll siparin me koncertin e Aurela Gaçes dhe të Elita 5 ! Bashkia: Axhendë e ngjeshur aktivitetesh në Tiranë në javët në vijim

12 Korrik 2021, 14:28| Përditesimi: 12 Korrik 2021, 17:14

  • Share

TIRANË-Sheshi 'Skënderbej' në Tiranë ka qenë për 30 ditë një 'stadium' i vogël europian ku emocionet e futbollit kontinental janë ndier sikur të ishim në arenat më të shquara të Evropës ku u zhvilluan betejat futbollistike të EURO 2020. I gjithë ky organizim i Bashkisë së Tiranës mbyllet sot me një koncert të madh live nga këngëtarja Aurela Gaçe dhe nga Elita 5.

Ester Likaj, specialiste në Drejtorinë e Promovimit në Bashkinë e Tiranës, në një intervistë për gazetaren e Report Tv Doris Sallaku tregon detajet e organizimit.

"Tirana Fan Zone nisi më 11 qershor dhe sot është dita e fundit e këtij organizimi kaq të madh. Përvecc ndeshjeve ne kemi pasur në ditët kur nuk ka pasur sfida ne kemi pasur program artistik. Kanë qenë disa këngëtarë dhe grupe muzikore që kanë performuar në skenën që është dnërtuar në sheshin skënderbej. Sonte është koncerti i artistes së madhe Aurela Gaçe, aktiviteti përmbyllës. Në orën 20:00 i ftojmë të gjithë qytetarët të vijnë dhe të ndjekin një koncert që është komplet live. Do të bëhet një mbyllje dinjitoze e këtij eventi të gjatë dhe që i dhuroi kaq shumë kënaqësi kryeqytetasve", tha ajo.

Likaj tregon aktivitetet e ngjeshura në Tiranë që janë zhvilluar në këto muaj por edhe ato që priten në javët në vijim edhe në këto ditë të nxehta vere.

"I mbrëmshi ishte një prej aktiviteteve më të frekuentuara të Tiranës por kemi pasur edhe shumë të tjerë. Tirana Art Fest që kishte finalen më 30 qershor dhe ishte shumë i suksesshëm, ku ishin të ftuar shumë personalitete. Sukses ka pasur edhe koncerti i këngëtares Soni Malaj më 9 korrik, ku po ashtu kishte nujë pjesëmarrjë shumë të madhe.  Aktivitetet kanë qenë të ngjeshura këto muaj. E ngjeshur është axhenda edhe për javët në vijim. Nga mesi i këtij muaji është koncerti te Amfiteatri i Tiranës 'Të gjithë rrugët të ccojnë në Tiranë'. Është një koncert tashmë i kthyer i përvitshëm me artistët të muzikës moderne shqiptare. Më 21 korrik të Universiteti Politeknik është një aktivitet me muzikë Jazz. Kemi International Fol Festival që prej grupe të ndryshme nga e gjithë bota që vijnë për të kërcyer. Gushti do të jetë pak më i qetë por edhe në këtë muaj do të kemi disa organizime interesante", tha Ester LIkaj.

Specialistja në Drejtorinë e Promovimit në Bashkinë e Tiranës tregon në intervistën për Report Tv se tashmë kanë filluar regjistrimet për Maratonën e Tiranës e cila zhvillohet më 17 tetor.

"Maratona e Tiranës zhvillohet më 17 tetor këtë vit. Të kaluarin nuk u zhvillua për shkak të pandemisë. Regjistrimet fillojnë që tani. Kështu kushdo i interesuar mund të futet në faqen e internetit tiranamaratone.com", tha ndër të tjera ajo.

 

Ora 17:07
Aurela Gaçe sot koncert te sheshi 'Skënderbej', nesër Elita 5, Veliaj: Mbrëmjet në Tirana Fan Zone s’kanë përfunduar

Edhe pas Europianit, sheshi “Skënderbej” do vijojë të jetë qendër e festimeve. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj fton qytetarët që të ndjekin sonte Aurela Gaçen dhe nesër Elita 5.

“Urime kampionëve  EURO 2020. Por mbrëmjet në Tirana Fan Zone nuk kanë përfunduar ende - sot e madhja Aurela Gace dhe nesër mitikët Elita5”, shkruan Veliaj.

Gjatë gjithë verës Bashkia e Tiranës ka përgatitur një sërë surprizash të bukura për qytetarët, ku nuk do të mungojnë dhe yjet më të mirë të muzikës shqiptare.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?