Meta dhe 4 drejtuesit kryesorë të listës

Partia e Lirisë miraton listën me kandidatët për Këshillin Bashkiak të Tiranës, e kryeson Silva Caka! Ja emrat kryesorë

9 Mars 2023, 12:56| Përditesimi: 9 Mars 2023, 12:59

  • Share

Partia e Lirisë ka miratuar sot listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Bashkisë së Tiranës. Lista e cila udhëhiqet nga Silva Caka, Endrit Braimllari, Floida Kërpacci, Tedi BLushi dhe Ana Hazizaj e cila vjen nga forumi rinor ka në përbërje të saj profesionistë të të gjitha fushave, të cilët do të jenë përfaqësues të Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Bashkisë së Tiranës.

“Miratimi i listës nga kryesia e Partisë së Lirisë kaloi më parë në filtrin e Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave. Sipas kritereve të përcaktuara, ky komision përzgjodhi emrat të cilat më pas i kaluan kryesisë për miratim”, ka njoftuar Partia e Lirisë.

Lista ka 63 emra, ndërkohë që me vendimin e djeshëm të KQZ numri fundor i listës duhet të ishte 62, teksa 61 janë anëtarët e Këshillit Bashkiak.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Entela: 09/03/2023 20:26

    Nuk ngelet pas dhe Vlora me nje ekip qe ka per ti dhene fryme Keshillit te korruptuar bashkiak te Vlores

    Përgjigju
  • Arki: 09/03/2023 14:14

    Emra te konsumuar, familjare te familjes meta dhe punonjes administrate te korruptuar kur lsi ishte ne pushtet. Pse me keta do ece tirana?! Turp!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?