Meloni dhe ish partneri i saj

Partneri i Melonit humbet gruan dhe punën në një ditë, pasi i publikuan përgjimin me kolegen

21 Tetor 2023, 10:08| Përditesimi: 21 Tetor 2023, 10:10

  • Share

Një ditë pasi kryeministrja italiane, Giorgia Meloni lajmëroi se ishte ndarë me partnerin e saj Andrea Giambruno pas një videoskandali të këtij të fundit në emisionin që moderon, ky i fundit ka lënë edhe punën.

Partneri i Melonit duket se vendosi të humbë dy gjëra shumë të rëndësishmen në një ditë, bashkëshorten e tij Melonin dhe punën prej së cilës dha dorëheqjen pasi u transmetua flirti i tij me një vajzë të ekranit dhe pranoi para gjithë Italisë së tradhtonte gruan e tij.

Pjesë nga dialogu i vajzës dhe Andrea Giumbrunos:

Bashkëshorti Melonit- Je një grua shumë e zgjuar, po përse s’të kam njohur më përpara? Po ti je e fejuar?

Vajza- Po jam në një marrëdhënie, ta kam thënë që javën e kaluar Andrea

Bashkëshorti i Melonit- Po si quhesh, a jemi njehur ne të dy? O zemër e di që unë edhe **** (vajza me të cilën tradhton Melonin) duam të bëjmë një treshe? E dinë të gjithë, tani e di dhe ti. Por ne po kërkojmë një të tretë për të qenë pjesë e treshes sonë. Edhe katërshe ndoshta...

Biseda, e cila më shumë ngjason me një monolog obsesiv sesa një dialog, kulmoi kur i quante marrëdhëniet intime 'ekip'

 " A do t'i bashkohesh ekipit tonë? “- tha ai.

Kur kolegët meshkuj i bëjnë thirrje Giambrunos të ketë kujdes se çfarë thotë sepse “Striscia la Notizia” po e ndjek, ai përgjigjet në mënyrë të pahijshme:

“Po çfarë thashë djema? Ejani tani, ne qeshim dhe bëjmë shaka. Po vijmë nga pandemia.- tha ai. 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?