Partizani-Skënderbeu, trajneri Mehmeti: Nëse fitojmë bonus i madh emocional! Shehi: Egnatia s'është e lehtë për Tiranën

13 Shkurt 2022, 13:26| Përditesimi: 13 Shkurt 2022, 16:49

  • Share

Të hënën Partizani udhëton drejt Korçës ku e pret Skënderbeu që Lufton për mbijetesë.

“Duke patur parasysh rezultatin me Teutën dhe ndeshjen specifike me Dinamon në Kupë, që janë situate të ndryshme, vazhdimësia do na pëlqente. Kjo sepse kthesa vjen gradualisht dhe vazhdimësia është shumë e rëndësishme. Nëse fitojmë me Skënderbeun do ishte një bonus shumë i mirë emocional,”-u shpreh Dritan Mehmeti, trajner i Partizanit.

Sakaq Tirana kryesuese e kampionatit pret Egnatian me synimin për 3 pikët e rradhës.

“Në futboll nuk mendoj se ka ndeshje të lehta sepse ata që mendohen si të lehta në letër kthehen të vështira në fushë. Është një kundërshtar që vlen 3 pikë pavarësisht renditjes kur ndodhen, por jemi koshient që ka lojtarë cilësor në organikën e tyre,”-deklaroi Orges Shehi, trajner i Tiranës.

Sfida tjetër e kësaj jave që luhet po të hënën është mes Dinamos dhe Laçit.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?