Ndeshja Partizani-Laçi

Partizani sheh Europën, Tirana shkon për titull në Korçë

27 Qershor 2020, 19:33| Përditesimi: 27 Qershor 2020, 19:55

  • Share

Partizani prishi mallkimin e rezultateve në stadiumin "Air Albania" pasi mposhti 1-0 Laçin në ndeshjen e javës së 31-të të Superligës. Goli i fitores për skuadrën e kuqe u shënuan që në minutën e 10-të nga sulmuesi Eraldo Cinari. Partizani pas kësaj fitoreje mbetet në garë të plotë për një vend në Kupat e Europës.

Ndërsa në Vlorë në duelin e skuadrave të rëna një kategori më poshtë Flamurtari vendas luajti tenis me Luftëtarin duke fituar 6-1.  Tre gola i shënoi sulmuesi Hoxhaj. Kjo ishte një fitore për moral pasi të dyja skuadrat janë ndarë me Superioren prej javësh.

Të dielën luhet superndeshja mes Skënderbeut dhe Tiranës kryesuese në Korçë. Kukësi i vendit të dytë përballet me Bylisin dhe në Shkodër Vllaznia pret Teutën./Përgatiti Andi Kapxhiu.

Komento

Komente

  • Mahkullori: 28/06/2020 00:19

    Po te mos rrine dite e nate ne klube,Pub-e,te mos gdhihen engrysen me raki ne dore,besoj se du ju mjaftojne te bejne disa dite turizem.Jane shperdorues dhe jo nikoqire te parase...Me keto sjellje tregojne se nuk tregojne shume kujdes per familjen para qefit te tyre personal e mburavec...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?