Partizani rikthehet te fitoret duke mos treguar mëshirë, shënon 8 herë kundër Luftëtarit

14 Qershor 2020, 19:01| Përditesimi: 14 Qershor 2020, 19:02

  • Share

Partizani më në fund është rikthyer te fitoret dhe këtë e ka bërë duke shkaktuar një 'tërmet' 8 ballësh.

Partizani i ka dhënë fund ecurisë negative prej pesë humbjesh radhazi në kampionat duke shfryrë dufin në ndeshjen e parë të javës së 29 të Superligës.  Kampionët në fuqi të drejtuar nga Adolfo Sormani kanë shpartalluar 8-1 Luftëtarin.

Në 'Selman Strërmasi' spikati Eraldo Çinari, i cili jo vetëm zhbllokoi takimin, por në fund realizoi poker personal. Golat e tjerë për Partizanin u realizuan nga Boldor, Broja, Dragoshi dhe Braun. Vlen për tu theksuar se që nga java e kaluar Luftetari ishte i rënë nga Superliga.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?