Giovanni Colella, trajneri i Partizanit

Partizani presion Tiranës, Colella: VAR-i funksionon vetëm në fushën tonë, Bylisi s'e meriton rënien

24 Prill 2023, 11:01| Përditesimi: 24 Prill 2023, 11:02

  • Share

Partizani fitoi 2-1 me Bylisin për javën e 30-të në Superligë. Dueli që uli siparin e këtij raundi e dërgoi edhe njëherë diferencën mes Tiranës kryesuese dhe ndjekësve të kuq në pesë pikë, duke mbajtur hapur garën për titullin kampion. Golat për Partizanin u shënuan nga Rrapaj dhe da Silva (11 m), teksa Esquerdinha barazoi përkohësisht te Bylis. Pas ndeshjes për Oversport foli trajneri i Partizanit, Giovanni Colella. Italiani kritikoi VAR-in, ndërsa tha edhe fjalë të mira për Bylisin.

“Iu kujtoj të gjithëve që jemi 5 pikë larg kreut kur kanë mbetur edhe 6 ndeshje nga përfundimi i kampionatit. Jam i kënaqur me lojën e skuadrës, nuk bëmë një paraqitje të keqe. Nuk ishim perfektë, por nuk kemi qenë ndonjëherë perfekt këtë sezon. Partizani nuk ka çfarë të ndryshojë, Tirana duhet të humbasë ndonjë pikë.

Edhe ndaj Laçit nuk bëmë një ndeshje të keqe. Jam i kënaqur me zëvendësimet, por edhe në ndeshjet e kaluara ata që janë futur gjatë lojës kanë bërë mirë. Mendoj që ndërrimet që bëjmë janë efikase, skuadra vrapon në çdo ndeshje. Ndoshta në ndeshjen e ardhshme do të marrim me vete VAR-in tonë.

Mendoj që në ndeshjet që luajmë në shtëpi VAR funksionon mirë, ndërsa në transfertë nuk funksion edhe aq mirë. Ndoshta duhet të marrim VAR-in e fushës sonë edhe kur luajmë jashtë. Bylisi është një nga skuadrat që luan më mirë futboll dhe nuk meriton që të zbresë nga kategoria”, tha Colella.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?