Futbollistët e Partizanit

Partizani mund të bëjë historinë, vendoset përfundimisht stadiumi kundër Astana-s! Biletat me çmime minimale

27 Gusht 2023, 15:53| Përditesimi: 27 Gusht 2023, 15:56

  • Share

Dilema se ku do të luhet ndeshja e kthimit ‘play-off’ mes Partizanit dhe Astana-s ka marrë fund. Ndonëse kishte shpresa se kjo sfidë shumë vendimtare për kampionët e Shqipërisë do luhej në ‘Air Albania’ është vendosur përfundimisht stadiumi ‘Elbasan Arena’.

Kjo pasi stadiumi i kryeqytetit i është nënshtruar rikustruksionit të fushës së blertë që të jetë gati për ndeshjen e kombëtares në muajin shtator.

Sakaq klubi i Partizanit ka bërë me dije edhe çmimet e biletave, që varojnë nga 200 lekë deri në 2000 mijë lekë në tribunën VIP. Çmime me mesataren edhe më të ulët se kampionati, me qëllim që klubi i kuq të mbështet masivisht për përmbysjen ndaj Astana-s, pasi ndeshje e parë në Kazakistan përfundoi 1-0. Nëse Partizani ia del për herë të parë në histori klubi do të lunte në grupet e një kompeticioni europian.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?