Partizani në stërvitje

Partizani kundër Laçit, Orges Shehit i mungojnë tre sulmues

18 Janar, 09:50| Përditesimi: 18 Janar, 09:53

  • Share

Partizani dhe Laçi do luajnë të shtunën në orën 17:00 në "Arenën e Demave". Sfida vlen për raundin e 20-të në Superligë, teksa Orges Shehi ka mungesa te të kuqtë.

Tre sulmues nuk janë gati për "Demat", me Shehin që duhet të 'arnojë' ekipin. Albers Keko, Mba dhe Bintsouka nuk kanë mundur të lënë pas dëmtimet dhe kësisoj do jenë jashtë sfidës.

Lajmi i mirë te Partizani është rikthimi i mesfushorit Adnard Mehmeti. Pas 19 javëve kampionat, Partizani me 35 pikë mban vendin e dytë në renditje, pesë pikë pas Egnatias.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?