Partizani ia del falë Çinarit dhe Trashit kundër Flamurtarit, Teuta ngec me Luftëtarin

8 Shkurt 2020, 19:18| Përditesimi: 8 Shkurt 2020, 19:19

  • Share

Partizani ka marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat pasi sot kampionët në fuqi kanë mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 Flamurtarin. Në ‘Selman Stërmasi’ pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura, ndërsa në të dytën realizuan fillimisht Çinari me penallti dhe më pas Lorenc Trashi.

Vetëm një javë më parë Partizani I dha fund ecurisë negative prej tre humbjesh radhazi duke mposhtur Luftëtarin, ndërsa në mesjavë do të ketë ndeshjen e Kupës kundër Besëlidhjes ku do të tentojë kualifikimin pas humbjes poshtëruese 3-0 në Lezhë.

Saka takimi tjetër I orës 17:00 në Superligë mes Teutës dhe Luftëtarit është mbyllur me shifrat 1-1.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?