Partizani i Ilir Dajës nuk kursehet ndaj Apolonisë, Tirana zhgënjen me Bylisin! Kastrioti bën surprizën në Korçë

25 Nëntor 2020, 16:04| Përditesimi: 25 Nëntor 2020, 16:06

  • Share

Partizani i Ilir Dajës ka marrë një fitore të pastër 0-3 në ndeshjen e javës së katërt të Superligës kundër Apolonisë. Në Fier skuadra e kuqe ka treguar edhe një cilësi që i mungonte, finalizimi përpara portës. Autorët e golave ishin Bitri, Bardhi dhe Idrizaj.

Ndërkohë vijon të zhgënjejë Tirana kampione në fuqi pasi sot është ndalur në një barazim pa gola në Selman Stërmasi kundër Vllaznisë. Në tre ndeshjet e fundit në kampionat bardheblutë kanë marrë vetëm një pikë, ndërsa duket se nuk janë përshtatur ende me idetë e trajnerit të ri Nevil Dede.

Sakaq surpriza ka ardhur nga Korça, atje ku Kastrioti ka mposhtur 1-2 Skënderbeun. Në katër javë kjo është fitorja e dytë për krutanët, ndërkohë që kanë marrë edhe dy barazime.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?