Partizani i dobët për Flamurtarin, vazjat vlonjate shpallen kampione në basketboll! Trajneria: Emocionuese të shihja kaq tifozë

16 Maj 2022, 12:38| Përditesimi: 16 Maj 2022, 13:18

  • Share

Flamurtari në basketboll për vajza është kampioni i Shqipërisë për sezonin 2021-2022. Skuadra vlonjate fitoi me rezultatin e thellë 94-58 finalen e tretë kundër Partizanit, duke u kurorëzuar kampione në një atmosferë elektrizuese në pallatin e sportit.

“E para duhet të bëj një falenderim të madh për të gjithë sportdashësit vlonjat që mbështetën ekipin e vajzave në pallatin e sportit. Pas kaq vitesh pash kaq shumë njerëz, ishte shumë për mua. Jam shumë e emocionuar,”-tha Elona Hasanaj, trajnere e Flamurtarit.

“Ishte një ndeshje e madhe dhe një fitore e mirë. Jam gati e trullosur pasi tani jemi kampionë,”-deklaroi Laura Jane Johnson, basketbolliste e Flamurtarit

“Ishte një kampionat i gjatë për ne pasi morëm pjesë në dy kompeticione, në Ligën Unike dhe kampionatin shqiptar. Objektivi jonë që nga fillimi ishte të fitojmë titullin kampion dhe ja ku jemi sot. Për këtë dua të përgëzoj të gjitha shoqet e ekipit,”-u shpreh Tea Memushi, basketbolliste e Flamurtarit.

Ky ishte titulli numër 24 për Flamurtarin në basketboll.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?