Gjysmëfinalet e basketbollit

Partizani dhe Kamza në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, basketbolli fillon sezonin e ri

26 Shtator 2023, 14:19
  • Share

Sezoni i ri në basketbollin shqiptar ka filluar zyrtarisht dje dhe Partizani me Kamzën kanë kaluar në fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Të kuqtë kaluan Apoloninë, ndërsa Kamza fitoi me Flamurtarin në ndeshjet eliminatore.

Turneu është duke u zhvilluar në Pallatin e Sportit "Dhimitraq Goga" në Durrës, teksa djemtë e Partizanit me Erdal Borovën në krye fituan 79-76 kundër Apolonisë me përmbysje, në një sfidë të luftuar në të katër periodat.

Pas një periode të parë të ekuilibruar, të fituar minimalisht 17-16 nga kryeqytetasit, skuadra fierake bëri më mirë në dy fraksionet e radhës, duke i fituar ato në shifrat 28-23 dhe 18-14. Në çerekun e katërt, Partizani përmbysi ndeshjen dhe lojtari më i mirë në parket ishte Mayor. Amerikani i Partizani u prezantua vetëm 24 orë para ndeshjes.

Në duelin tjetër, Kamza dominoi ndeshjen dhe fitoi 87-63 kundër Flamurtarit. 20-11, 21-13, 28-20 dhe 18-19 dolën periodat e lojës. Tanimë në 27 shtator luhen Besëlidhja - Partizani dhe Tirana - Kamza, me fituesit që do përballen në finalen e madhe të datës 29 shtator në orën 17:00.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?