Partizani bën vetëvrasje kundër Bylisit, Skënderbeu tregon dhëmbët kundër Teutës (VIDEO)

22 Shkurt 2020, 19:22| Përditesimi: 22 Shkurt 2020, 20:02

  • Share

Një javë para derbit me Tiranën Partizani ka hedhu një hap fals që me siguri mund ti kushtojë shumë në luftën për titull kampion. Të kuqtë e drejtuar nga Sormani pavarësisht se përballë Bylisit në një moment morën avantazhin e dyfishtë falë golave të Ëilliam dhe Çinarit, në fund nuk arritën të shkonin më shumë se barazimi 2-2.

Një rezultat që zhgënjeu shumë të pranishmit në Air Albania dhe që e lë skuadrën kampionë në fuqi 6 pikë larg Tiranës kryesuese. Në tre takime me Bylisin këtë sezon Partizani ka marrë dy barazime dhe një humbje, duke i konfirmuar kështu ballshiotët si ‘macja e zezë’ e të kuqve.

Ndërkohë në Korçë Skënderbeu ka marrë një fitore shumë të rëndësishme, por tepër të vuajtur kundër Teutës. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ia ka dalë me shifrat 3-2 ndaj një skuadre që në letër ishte më e fortë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?