Numërimi mbrapsht ka nisur dhe kur mbeten edhe se 93 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, forcat politike në Shqipëri po nxitojnë të prezantojnë kandidatët për deputetë. Nisur nga kjo situatë, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim ka zgjedhur t'i përsërisë liderëve politikë paralajmërimin për të mos vendosur në lista persona me probleme me ligjin.
Kim ka rishpërndarë një mesazh të 22 korrikun e kaluar me një tjetër mesazh.
"Nëse doni të dini nëse ky paralajmërim mbetet i vlefshëm, kjo është ajo që Tony Blinken, i nominuari i Presidentit Biden për Sekretar i Shtetit, tha në seancë para Senatit: "Ne duam të lartësojmë punën në luftimin e korrupsionit", shkruan Kim duke ripublikuar mesazhin e 22 korrikut me këtë përmbajtje:
"Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhjet, udhëheqësit do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre. Ju lutemi kontrolloni kandidatët tuaj - mos fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos promovoni korrupsionin".