Dashamir Shehu, Agron Duka, Nard Ndoka, Lulzim Basha dhe Fatmir Mediu

Partitë e Mediut, Ndokës, Dules dhe Shehut nuk do marrin asnjë lekë për zgjedhjet e 25 prillit, ja arsyeja, shpëton PDIU-ja e Idrizit 

22 Shkurt 2021, 17:01| Përditesimi: 22 Shkurt 2021, 17:13

  • Share

Partia Republikane me në krye Fatmir Mediun, PBDNJ me në krye Vangjel Dulen, LZHK me në krye Dashamir Shehin dhe PDK me në krye Nard Ndokën, sipas ligjit zgjedhor, nuk do të përfitojnë asnjë lekë nga buxheti i shtetit, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Aleatët e Lulzim Bashës i penalizon fakti se në zgjedhjet parlamentare të 2017 u përfshinë në listat e Partisë Demokratike, për të marrë një mandat deputeti, duke fshirë partitë e tyre nga bilanci i rezultatit zgjedhor. Pika 1 e nenit 88 të Kodit Zgjedhor parashikon që vetëm partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje dhe që kanë marrë jo më pak se 1 për qind të votave në shkallë vendi në zgjedhjet më të afërta pararendëse të të njëjtit lloj, përfitojnë fonde nga buxheti i shtetit, në bazë të numrit të votave që secila parti ka marrë në ato zgjedhje.

PBDNJ, LZHK dhe PDK nuk morën pjesë në zgjedhjet e 2017, pasi kryetarët e tyre u përfshinë në listat e PD-së. Nga ana tjetër, Partia Republikane, edhe pse kryetari i saj Fatmir Mediu mori mandatin nën siglën e PD-së, mori pjesë në zgjedhjet e 2017. Por, megjithatë, Partisë Republikane nuk i takon asnjë qindarkë, pasi nuk arriti të marrë mbi 1 % të votave, që është edhe kusht ligjor. PR-ja mori 3.217 vota ose 0,20%. Në kushte të tjera është Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet, e cila në zgjedhjet e 2017 ka marrë 4.8 % të votave. Por, që të përfitojë para, PDIU duhet që të regjistrohej në zgjedhjet e 25 prillit 2021 dhe partia e Shpëtim Idrizit është regjistruar.

Nuk do të përfitojnë para nga buxheti i shtetit për zgjedhjet e 25 prillit as Fryma e Re Demokratike e Bamir Topit, pasi në zgjedhjet e 2017 ka marrë vetëm 0.3 % të votave, por as PSD-ja e Tom Doshit, e cila në 2017 ka marrë 0.95 % të votave. Ndërkaq, për partitë e tjera që kanë marrë më shumë se  1% të votave në 2017 dhe që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit, do të shpërndahen fondi më vonë se 5 ditë nga regjistrimi i listave të kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Rezultati në zgjedhjet e 2017

 Kodi Zgjedhor, ndarja e fondeve për partitë

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • O tej: 22/02/2021 18:56

    Nje foto banditesh

    Përgjigju
  • goni: 22/02/2021 18:27

    shushunjat e sistemit ,ben mediu sikur ks 1 milion vota vari lesht

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?