Bledi Çuçi

Partia Socialiste zbulon emrin e kandidatit për Bashkinë e Beratit

18 Mars 2023, 19:15| Përditesimi: 18 Mars 2023, 21:17

  • Share

Ervin Demo është konfirmuar për të rikandiduar për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Beratit.

Lajmi është bërë me dije nga drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Beratit Bledi Çuçi, i cili njofton se rikandidimi i Ervin Demos është pranuar me unanimitet të plotë nga Asambleja e Partisë Socialiste në Berat.

Në një postim në rrjetet sociale, Çuçi shkruan se fitorja e Ervin Demos në Berat as që nuk diskutohet, por do të synohet dhe shumica në Këshillin Bashkiak.

"Në Asamblenë e Partisë Socialiste konfirmuam Ervin Demon si kandidati ynë për zgjedhjet e 14 Majit. Besimi për një mandat të dytë është rezultat i punëve të mira që janë bërë këto 4 vite në Berat dhe garanci për vazhdimin e projekteve e investimeve që shndërrojnë këtë bashki në një qendër të rëndësishme të turizmit në vendin tonë.

Berati është një markë ndërkombëtare për vlerat që ka si pjesë e UNESCO-s, një qytet që meriton vëmendje të posaçme e që kurrsesi ne nuk mund ta lemë në duart e atyre që as nuk dinë e as nuk duan të punojnë për të.

PS është e mobilizuar si asnjëherë më parë jo vetëm për të fituar bashkinë, se këtë nuk e dyshojnë as kundërshtarët tanë, por për të siguruar edhe shumicën në Këshillin Bashkiak. Përgëzime Ervinit, socialistëve dhe qytetarëve të Beratit" -shkruan Çuçi.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?