Partia e Lirisë: Qytetarët nuk blejnë dot një banesë, çmimi i lartë i apartamenteve vjen nga pastrimi i parave

30 Nëntor 2022, 13:21| Përditesimi: 30 Nëntor 2022, 14:18

  • Share

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun e Partisë së Lirisë, Silva Caka, nëpërmjet një në një deklarate për mediat u shpreh se varfëria në Shqipëri është thelluar përgjatë 10 viteve,  aq sa qytetarët e kanë të pa mundur që të blejnë një banesë.  

Sipas Cakës, arsyet se pse për një qytetar shqiptar e ka thuajse të pamundur që të blejë një banesë, pasi çmimet e apartamenteve në Tiranë, janë shumë të larta për shkak të pastrimit masiv të parasë, dhe shprehet se janë të mbështetur nga qeveria.

Varfërimi galopant i shqiptarëve në 10 vitet e fundit, ka thelluar në mënyrë shumë të rëndë pamundësinë e tyre për të pasur një banesë. Sot Shqipëria për shkak vetëm të kësaj qeverisjeje, e ka kthyer banimin në një ëndërr të ndaluar për shqiptarët. Një shqiptari me një pagë mesatare, i duhen 24 vite më tepër për blerjen e një apartamenti, në krahasim me kohën që i duhej 7 vite më parë.

Vetëm brenda një viti, në raport me vitin 2021, sipas të dhënave të vetë Bankës së Shqipërisë, çmimet e apartamenteve janë rritur me 39%.

Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë 40% më të shtrenjta sesa në Prishtinë dhe kuptohet lehtë që qytetarëve të Prishtinës u duhen shumë më pak vite për të siguruar një banesë. Por situata është më e rëndë se kaq, kur e krahasojmë me një vend të Bashkimit Europian, siç është Greqia, ku çmimet për m2 në Athinë janë vetëm 16% më shumë sesa në Tiranë e ku të ardhurat mesatare të qytetarëve grekë, janë më shumë sesa dyfishi i të ardhurave mesatare të qytetarëve shqiptarë.

Arsyet se pse për një qytetar shqiptar është thuajse e pamundur që të blejë një banesë, është se çmimet e apartamenteve në Tiranë, janë shumë të larta për shkak të pastrimit masiv të parasë, të mbështetur nga Qeveria.”, u shpreh Caka.

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?