Tedi Blushi

Partia e Lirisë: Qeveria do ju prishë pronat banorëve të Berxullë duke i ofruar kompensime qesharake! Anti-kushtetuese! Të tërhiqet menjëherë

22 Janar 2023, 15:26| Përditesimi: 22 Janar 2023, 16:32

  • Share

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një postim në rrjetet sociale është shprehur se kërkesat e banorëve të Bërxullës janë të drejta dhe kushtetuese.

Blushi akuzon qeverinë se në mënyrë anti kushtetuese e jo transparente po planifikon t'u shkatërrojë pronat duke premtuar kompensime të padrejta. Ai bënë thirrje qeverisë të garantojë një zgjidhje të drejtë dhe objektive në zgjidhjen e problemeve të banorëve.

“Në mënyrë antikushtetuese, të dhunshme dhe jo transparente, Qeveria ka planifikuar një proces shkatërrimi për pronat e qytetarëve të Bërxullës që preken nga projekti Thumanë-Kashar.

Duke vlerësuar me objektivitet kërkesat e drejta të këtyre banorëve që prej muajsh janë në protestë mbështesim plotësisht shqetësimin shumë të madh të tyre se Qeveria po planifikon t'u shkatërrojë pronat me forcë dhe presion, duke u premtuar në ajër kompensime të padrejta dhe qesharake financiare.

Mbi të gjitha duke krijuar një situatë antiligjore, duke nxitur një tension social shumë të rëndë dhe duke vënë në rrezik jetën e dhjetëra banorëve që janë të vendosur të mbrojnë me çdo çmim pasuritë e tyre legjitime!

I bëjmë thirrje Qeverisë të tërhiqet menjëherë nga çdo përpjekje kokëfortë dhe procedurë antikushtetuese, që synon shkatërrimin me dhunë të pronave private të qytetarëve, por të garantojë një zgjidhje të drejtë dhe objektive siç Kushtetuta e parashikon, me transparencë, konsultime dhe mjete demokratike!”- shkruan Blushi në “Facebook”.

Disa banorët të Bërxullës preken nga shpronësimet në kuadër të projektit të rrugës Thumanë-Kashar. Sipas tyre, kompania Gener2 që ka fituar koncesionin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi dhe në kundërshtim me ligjin duke theksuar se dëmshpërblimi i ofruar është qesharak. Banorët kërkojnë vetë diskutime dhe konsultim publik, duke paralajmëruar se protestat e tyre do të jenë të pandalshme derisa e drejta të fitojë. 

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?