Tedi Blushi

Partia e Lirisë: Punimet në aeroportin e Vlorës, pa leje ndërtimi prej 1 viti! Projekti ka avancuar në shkelje të ligjit

17 Nëntor 2022, 14:21| Përditesimi: 17 Nëntor 2022, 14:59

  • Share

Partia e Lirisë denoncon se punimet në aeroportin e Vlorës po kryhen prej një viti pa leje. Duke publikuar vendimin e Këshillit të Ministrave, përmes sekretarit të Përgjithshëm Tedi Blushit, Partia e Lirisë thotë se leja e ndërtimit është dhënë vetëm disa ditë më parë, më 9 nëntor, kur punimet kanë nisur që prej 28 nëntorit të vitit të kaluar. Blushi thotë se Rama dënon të tjerët për riparime banese ndërsa vetë konsumon vepër penale të dënueshme së bashku me zyrtarë përgjegjës. 

Blushi i bëri thirrje SPAK që të reagojë dhe të nisë hetimet për çdo zyrtar shtetëror, nga Edi Rama dhe deri tek inspektori më i thjeshtë i IKMT, që ka urdhëruar, nxitur dhe mbrojtur nisjen e punimeve për ndërtimin pa leje të Aeroportit të Vlorës.

"Edi Rama është kapur në flagrancë në një tjetër akt shumë të rëndë paligjshmërie. Një vit pas nisjes së punimeve për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, zbulohet se Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar vetëm në mbledhjen e datës 9 nëntor 2022, dhënien e lejes së ndërtimit.

Pra nga data 28 nëntor 2021, kur Edi Rama inaguroi nisjen e punimeve, dhe derimë tani rezulton e provuar se projekti në terren ka avancuar në shkelje flagrante të ligjit. Skandali shumë i rëndë, provon hapur se për këtë rast, si edhe në shumë çështje të tjera të denoncuara më herët, shteti dhe prokuroria janë vënë plotësisht në shërbim të “Rilindjes” duke mbyllur sytë, pranuar dhe mos reaguar për nisjen e punimeve të Aeroportit të Vlorës në mungesë të lejes së ndërtimit, sikundër është vepruar edhe me katet, pallatet dhe kullat pa leje në zemër të Tiranës.

Ndërkohë që Edi Rama arreston 82-vjeçaren në Vlorë për ndërtimin e një koteci pa leje, dënon me kërkesë të tij artistët Bojken Lako dhe Mimoza Ahmeti për riparime banese, dhe ndëshkon pa mëshirë me burgim dhe gjoba qindra qytetarë të tjerë në hall për riparime çatie dhe dritaresh, konsumon me ndërgjegje të plotë, së bashku me zyrtarë të tjerë përgjegjës, duke nisur nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, një vepër penale të dënueshme ligjshërisht", shkroi Blushi.

Rendi i ditës i Këshillit Kombëtar të Territorit

Komento

Komente

  • !!!: 17/11/2022 15:48

    Keta te mbaruar jane shume qelbesira e antikombetar! Sulmojne cdo investim e projekt te rendesishem, pasi u hiqet cdo shanc per pushtet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?