Petrit Vasili

Partia e Lirisë për rritjen e çmimit të naftës: Bord komunist, boll vodhët! Çmimet në Mal të Zi dhe Maqedoni, pasqyra e hajdutërisë të rilindjes

27 Gusht 2022, 17:22| Përditesimi: 28 Gusht 2022, 16:39

  • Share

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, nëpërmjet një postimi në "Facebook" ka reaguar ndaj vendimit të ditës së sotme të Bordit të Transparencës për të rritur çmimin e naftës. 

"O Bordi komunist, boll vodhët, ulni çmimin e Naftës si në Mal te Zi e Maqedoni! Sot hajdutet e rilindjes e kane rritur çmimin e naftës duke e çuar ne 248 lek litrin!

Po sot ne Mal te Zi çmimi është 170 lek litri. Ndërsa ne Maqedoni çmimi është 186 leke litri. Hajdute rilindas boll dolët pa pike turpi dhe justifikoni çmimin e naftës.

Lërini çfaqjet rrugëve dhe propaganden idiote komuniste sepse Mali i Zi dhe Maqedonia janë pasqyra e hajduterise tuaj te padëgjuar.", shkruan ai në Facebook.

Në vendimin e fundit Bordi i Transparencës rriti me 9 lekë çmimin e naftësku tregtohet me 248 lekë për litër, ndërsa benzina u ul me 4 lekë dhe shkoi në 201 lekë për litër. Çmimi i gazit u rrit me 1 lekë, duke u shitur 79 lekë. 

     

    S.C//ReportTv.al
    Komento

    Komente

    • klajdi: 27/08/2022 17:43

      jeni msu me hajdutlliqe ju o plak e me spiunlliqe

      Përgjigju
    • sokol: 27/08/2022 17:42

      partia liris hahah apo partia le**** e medet per ta

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:

      Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?